
Kryeministri Edi Rama ishte sot në Kukës ku mbajti takimin e radhës elektoral për zgjedhjet e 11 majit.
Rama në fjalën e tij u shpreh se synimi për qarkun e Kukësit në 2030 është 1 milionë turistë.
Ai pati dhe një mesazh për demokratët, që i ftoi të bëjnë atë që bënë shumica e shqiptarëve në 1992, edhe pse jo mbështetës të PD e votuan këtë forcë politike.
Rama: Kukësi 2030, të arrijë 1 milionë turistë si qark. Duke ju thënë atyre që nuk janë këtu, se besoj se 11 maji nuk është zgjedhje si gjithë të tjerat. Nuk është dita për tu marrë me fanellat e partive.
Më 11 maj është dita që lidhet me historinë tonë, me fatin europian të Shqipërisë. Demokratët të bëjnë atë që të tjerët që nuk ishin mbështetës të PD, në mars 1992 kur votuan PD. Votuan për PD një shumicë e madhe shqiptarësh. Pak muaj më pas shumica dërrmuese votoi kundër PD./Panorama