
SPAK ka nisur hetimet për kontratën e Partisë Demokratike me një kompani lobuese në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prokuroria e Posaçme do të hetojë shumën dhe burimin e financimit të kontratës miliona dollarëshe. Lajmi konfirmohet nga SPAK dhe hetimi ka nisur menjëherë pas publikimit të kontratës në media.
Në një raportim gazetari i ABC News, Ermal Vija tha se SPAK ka nisur hetimet për të verifikuar burimin se nga ka ardhur shuma e parave të lobimit, e cila është firmosur nga Flamur Noka. Gazetari shtoi se4 ende nuk dihet prokurori i cili do të hetojë çështjen.
Nuk dihet ende se cili është prokurori i cili po i kryen këto hetime. Verifikimet kanë nisur, burimin se ku janë gjetur shuma e madhe e parave. Lobimit të një kompanie amerikane dhe PD-së. Po hetohet për burimin e të ardhurve të kësaj shume të parave. Do të jenë fillimisht shkresat dhe dokumentet që do i duhen të dërgohen në prokurori./abcnews.