Ballina Headline Përshtypjet e GLO nga Java e dizajnit në Milano 2025/ GLO pjesë...

Përshtypjet e GLO nga Java e dizajnit në Milano 2025/ GLO pjesë e “HYPER PORTAL” të Michela Picchi-t dhe një koleksion unik i GLO i prezantuar në bashkëpunim me SUNS

126

GLO e forcoi më tej rolin si një mbrojtës i arteve me instalacionin “HYPER PORTAL”, si pjesë e mismës “GLO  në mbështetje të arteve”, e ngritur gjatë Javës së dizajnit në Milano 2025. Kjo përvojë e jashtëzakonshme  kombinoi artin, teknologjinë dhe kreativitetin në një përvojë vërtet unike për të gjitha shqisat.

Vepra artistike është interpretimi personal i artistes italiane Michela Picchi i temës së këtij viti “Bota të lidhura”  – një koncept që përputhet në mënyrë të përkryer me angazhimin e vazhdueshëm të GLO-së për të nxitur  përvojat e përbashkëta. Instalacioni është një simfoni dritash, ngjyrash dhe formash dhe i bashkon vizitorët  me artin, duke e ftuar audiencën të bëhet një pjesëmarrëse aktive.

Gjatë javës së modës, instalacioni “HYPER PORTAL” u hap për publikun në Qendrën Kreative GLO (GLO  Creative Hub), e vendosur në Palazzo Moskova, në zemër të lagjes Brera – një nga vendet më të famshme dhe  më të vizituara të Fuorisalone.

HYPER PORTAL: NJË UDHËTIM I JASHTËZAKONSHËM PËRMES ARTIT DHE TEKNOLOGJISË  

HYPER PORTAL i GLO-së është një përvojë për të gjitha shqisat që eksploron kufijtë midis artit dhe  teknologjisë. Krijuar nga Michela Picchi, instalacioni eksploron konceptin e një të ardhmeje të lidhur – një  univers në zhvillim të vazhdueshëm, ku çdo gjest dhe lëvizje formëson dhe transformon hapësirën përreth.  Portali i hyrjes, një simbol i hapjes dhe lidhjes, shënon fillimin e një udhëtimi të jashtëzakonshëm në të cilin  vizitorët bëhen bashkëkrijues të veprës artistike. Me stilin e saj surrealist dhe pop, Picchi eksploron  rrjedhshmërinë e botëve të ndërlidhura përmes formave dinamike dhe ngjyrave të gjalla që evoluojnë në kohë  reale, duke krijuar një peizazh në ndryshim të vazhdueshëm. Çdo bashkëveprim, çdo kontakt, e transformon  veprën në një entitet të gjallë të formësuar nga veprimet e audiencës. Instalacioni është frymëzuar nga gjuha  vizuale dalluese e dizajnit GLO HYPER PRO, duke theksuar bashkimin e artit dhe inovacionit teknologjik. 

HYPER PORTAL gjithashtu inkurajon reflektimin mbi marrëdhënien midis individit dhe kolektivit – “unë” dhe  “ne”. I inkurajon pjesëmarrësit të reflektojnë mbi rolin e tyre në krijimin e lidhjeve të kuptimplota, ku çdo lëvizje dhe vendim, megjithëse të krijuara nga individualiteti, formësojnë një përvojë të përbashkët. Kjo mishëron  vizionin gjithëpërfshirës dhe optimist të GLO-së.

“Me HYPER PORTAL dhe Michela Picchi, GLO bashkon artin, dizajnin dhe teknologjinë për të krijuar një përvojë  gjithëpërfshirëse që është shumë më tepër sesa thjesht argëtim – duke e bërë artin më të arritshëm dhe  interaktiv, në përputhje me nismën tonë “GLO në mbështetje të arteve””, thotë Fabio De Petris, President dhe  Drejtor ekzekutiv i BAT Italia. 

“Një shpërthim ngjyrash, vijash rrjedhëse dhe një përvojë surreale pop e kombinuar me teknologjinë dhe  dizajnin – HYPER PORTAL është një udhëtim i jashtëzakonshëm ku shikuesi krijon botë të ndërlidhura me çdo  prekje dhe bëhet bashkëprotagonist i veprës artistike përmes ndarjes dhe pozitivitetit, në përputhje të përkryer  me frymën e GLO-së”, shton artistja Michela Picchi.

Bashkëpunimi mes GLO dhe SUNS: EDICION I LIMITUAR I LIDHJES MIDIS MODËS DHE TEKNOLOGJISË    

Kur dizajni bashkohet me modën dhe teknologjia integrohet pa probleme, lind një vizion i ri i stilit. Për  debutimin e saj në botën e modës, GLO ka bashkuar forcat me SUNS, markën që ripërcaktoi veshjet e ditës  sportive-shik, për të prezantuar një koleksion kapsulë për sezonin pranverë – verë.

SUNS njihet për ripërcaktimin e modës urbane duke kombinuar materiale premium me detaje të sofistikuara.  Stili i tyre inovativ i kombinuar me dizajnin GLO krijoi pajisjet HYPER PRO me edicion të kufizuar. Rezultati  është një koleksion ekskluziv që paralajmëron verën, duke kombinuar modën, dizajnin dhe teknologjinë në një  shprehje unike stili, të paparë më parë.

“Ky bashkëpunim mishëron në mënyrë të përkryer vizionin e përbashkët të GLO dhe SUNS: inovacionin,  shprehjen e vetvetes dhe stilin dallues. Ne kemi kombinuar ekspertizën tonë teknologjike dhe kreativitetin e  SUNS për të krijuar një edicion të kufizuar që shkon përtej estetikës së thjeshtë dhe ofron një produkt që  pasqyron trendet më të fundit në stilin e jetës bashkëkohore”, thotë Paolo Muchifora, Drejtor kreativ i SUNS. 

“Ky bashkëpunim me SUNS pasqyron qasjen tonë dinamike dhe të orientuar drejt përparimit. GLO përshtatet  në mënyrë të përkryer me markën SUNS, e cila ndan shpirtin tonë inovativ dhe optimist, duke hapur derën për  perspektiva të reja në industrinë e modës”, përfundon Fabio De Petris, President dhe Drejtor ekzekutiv i BAT  Italia.

Koleksioni ekskluziv paraqet dy versione të pajisjes GLO HYPER PRO: Sea Breeze, me modelet e saj të  valëzuara që interpretojnë konceptin legjendar të Japan Waves, të frymëzuar nga artistë të njohur  ndërkombëtarë dhe bashkëpunime me markat më të mira të modës, si dhe Palm Vibes, të frymëzuar nga  Miami i viteve 1980 dhe të imagjinuara përmes një këndvështrimi modern. Të dy dizajnet vijnë nga kërkimi  inovativ i SUNS për linjën e tyre të ardhshme pranverë – verë. Ajo që e bën GLO HYPER PRO vërtet unik është ekrani inteligjent LED, i pari i këtij lloji në këtë kategori. Ky ekran intuitiv përmirëson përvojën e përdoruesit,  duke e bërë atë edhe më interaktiv.

Shenja 18+  

*Ky produkt nuk është pa rrezik, çliron nikotinë dhe shkakton varësi. Është i caktuar vetëm për të rriturit. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu