
Nga qelia ku ndodhet i paraburgosur, Erion Veliaj ka ndarë një mesazh prekës në rrjetet sociale për të uruar lindjen e mbesës së tij, vajzës së vëllait të tij, Arbit.
“Mirë se erdhe në botë mbeska ime Avril!”, shkruan Veliaj në postimin e tij, duke shoqëruar fjalët me një foto të ëmbël të dorës së foshnjës. Ai shprehet i pushtuar nga emocionet dhe dashuria për të sapolindurën, ndërsa përgëzon prindërit e rinj, Anën dhe Arbin, si dhe gjyshërit Lida e Kastriot.
Në mesazhin e tij, Veliaj falënderon gjithashtu bashkëshorten Ajola dhe djalin e tyre Kain, të cilët mezi kanë pritur ardhjen e kushërirës së vogël. Ai ndalet me emocion te nëna e tij, Shqipja, duke theksuar se pas 72 ditësh vuajtjeje nga largësia e imponuar prej arrestimit të tij pa gjyq, ajo më në fund pati një ditë gëzimi që i ndihmoi të ngjiste copat e thyera të zemrës së saj.
Postimi i Veliajt ka ngjallur menjëherë reagime të shumta urimi dhe mbështetjeje në rrjete sociale.