Vatikani sapo ka njoftuar se varrimi i Papës do të bëhet të shtunën, më 26 prill në orën 10:00 sipas orës lokale.

Papa Françesku do të dërgohet në Bazilikën e Shën Pjetrit të mërkurën në mëngjes në orën 09:00 bëhet e ditur gjithashtu.

Arkivoli i Papës do të qëndrojë aty deri në varrim, në mënyrë që publiku të bëjë nderimet e tij.

Trupi i tij aktualisht është vendosur në një arkivol në kapelën e rezidencës Santa Marta, ku jetoi gjatë papatit të tij 12-vjeçar.

 

 

Për vdekjen e Papa Françeskut do të mbahen nëntë ditë zie, ka raportuar BBC.

Të hënën është publikuar testamenti i tij ndërsa sot Vatikani publikoi pamje të arkmortit të tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu