Më datë 08.04.2025, është paraqitur dhe ka bërë kallzim shtetasi B.Ç., 56 vjeç, banues në Tiranë, kantidat për deputet në Kuvendin e Shqipërisë pasi dyshonte se në fshatin Bushkash, Mat, disa persona të panjohur nga ana e tij, po shprëndanin produkte të ndyshme me një automjet (furgon), me qëllim favorizimin e subjekteve politike.

Menjëherë pas administrimit të kallzimit, shërbimet e Komisariatit të
Policisë Mat, kanë bërë shoqërimin e drejtuesit të automjetit shtetasi F.L., së bashku me automjetin e tij furgon, ku nga kqyrja dhe veprimet hetimore nuk u konstatua asnjë send apo veprim i kundraligjshëm.

Të gjitha veprimet janë kryer në drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër.

Kandidati i Partisë Demokratike për qarkun e Dibrës, Basir Çollaku përmes një postimi në rrjetin social Facebook, akuzonte dje rivalët socialistë se ishin duke shpërndarë miell në këmbim të votës për zgjedhjet lokale të 11 majit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu