Pas mandarinave të refuzuara për shkak të pesticideve, Kroacia kthen pas edhe një ngarkesë me speca nga Shqipëria – dhe këtë herë situata është edhe më alarmante.

Më 12 mars, përmes sistemit të alarmeve të shpejta të BE-së (RASFF), u raportua se një sasi specash me origjinë shqiptare u ndalua në kufi për shkak të përmbajtjes shumë të lartë të pesticideve.

Sipas RASFF, bëhej fjalë për flonicamid, një insekticid i rrezikshëm që mund të shkaktojë dëmtime serioze në mëlçi dhe veshka, dhe për këtë arsye ngarkesa u klasifikua me rrezik të lartë për konsumatorin. RASFF e cilësoi rastin si “shqetësim serioz për shëndetin publik”.

Por skandali nuk ndalet këtu.

Edhe pse ka kaluar pothuajse një muaj nga ky paralajmërim europian, Ministria e Bujqësisë nuk ka dhënë asnjë reagim zyrtar. Nuk dihet nëse specat janë asgjesuar, janë rikthyer në Shqipëri, apo më keq akoma – janë shpërndarë në tregun vendas, siç ndodhi me rastin e mandarinave disa muaj më parë.

Në rastin e mandarinave, pati arrestime dhe reagime të vona. Por për specat? Heshtje totale.

Shqetësimi rritet, ndërsa institucionet vijojnë të mos përgjigjen për një problem që prek direkt shëndetin e qytetarëve. A do t’i mbulojë heshtja edhe këtë herë pasojat?

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu