Vendi ynë është përfshirë në 24 orët e fundit nga moti i keq me reshje shiu dhe bore, kryesisht në veri të vendit, duke sjellë edhe vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri të ditur se gjatë ditës së sotme kanë filluar reshje dëbore në Veri të vendit.

Sipas ARRSH-së, reshje bore ka pasur në Bogë – Theth, Pukë – Fushë-Arrëz, Kukës – Ura Zapodit dhe në Qafë Mali.

“Mjetet borëpastruese po punojnë për pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës”, informoi ARRSH.

ARRSH apelon drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar për shkak të lagështisë në rrugë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu