Anëtarët socialistë të komisionit hetimor të Shëndetësisë kanë kallëzuar në Prokurorinë e Përgjithshme audituesin e KLSH, Bexhet Zeqiri. Ky i fundit ishte thirrur për të dëshmuar në mbledhjen e 13 qershorit mbi raportet e KLSH për dy kontratat koncesionare, sterilizimin dhe check up.

 

yacht hotel sarande

 

Deputetët socialistë kanë kallëzuar Zeqirin, të cilin e akuzojnë se ka refuzuar që të dëshmojë në Komisionin Hetimor në momentin që është pyetur nga zv.kryetari i komisionit, Plarent Ndreca. Në shkresë thuhet se Zeqiri ka refuzuar të përgjigjet në mënyrë të përsëritur.

“Gjatë seancës së pyetjeve dhe konkretisht gjatë pyetjeve të realizuara nga ana e Zv/Kryetari i Komisionit, në shkelje të parashikimeve të Kodit të Procedurës Penale, Zeqiri refuzoi në mënyrë të përsëritur që të dëshmojë, pavarësisht vënies në dijeni për detyrimin e tij ligjor për të dëshmuar dhe dhënë shpjegime për punën e tij para Komisionit Hetimor Parlamentar”, thuhet në shkresë.Deputetët thonë se Zeqiri ka kryer veprën penale “Refuzimi për të dëshmuar”. Në shkresë thuhet se kjo është hera e parë që një dëshmitar refuzon të përgjigjet në komision hetimor, duke shënuar një rast të rrezikshëm për veprimtarinë e komisionit.”Nisur nga tërësia e fakteve dhe rrethanave të cituara më sipër, vlerësojmë se ka të dhëna për fillimin e ndjekjes penale ndaj shtetasit të kallëzuar z. Bexhet Zeqiri, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Refuzimit për të dëshmuar” parashikuar nga neni 307 i Kodit Penal. Kjo është hera e parë që një dëshmitar i thirrur në Komisionin Hetimor, refuzon hapur t’i përgjigjet pyetjeve të bëra nga ana e Komisionit, duke shënuar një rast të rrezikshëm për autoritetin e veprimtarisë së një komisioni parlamentar dhe produktit të tij. Ky rast hap rrugën e refuzimit për të deklaruar nga dëshmitari i thirrur nga ana e komisioneve hetimore, duke dëmtuar në thelb jo vetëm reputacionin e këtij instrumenti parlamentar, por duke krijuar premisa për të dështuar punën e komisionit në marrjen e një prove kaq të rëndësishme, siç është dëshmia”, citohet në shkresë

Deputetët theksojnë gjithashtu se pavarësisht disa paralajmërimeve nga zv.kryetari i komisionit, Plarent Ndreca, që i kujtoi detyrimet e tij ligjore për të dëshmuar dhe dhënë shpjegime për punën e tij shtetërore para Komisionit Hetimor, përsëri nëpunësi Bexhet Zeqiri refuzoi përgjigjen.

Bashkë me kallëzimin, deputetët kanë vënë në dispozicion edhe një CD me materialet filmike të seancës, si dhe shprehin gatishmëri për të dhënë sqarime shtesë sapo të thirren nga organi i akuzës për këtë çështje. shqiptarja,com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu