Kryeministri Edi Rama ka folur nga Fieri, për anëtarësimin në BE.

“Barazia para ligjit mund të garantohet nga ne, por ja ku keni palën tjetër që thotë sa të vijmë ne, do shkrijmë SPAK-un, do i marrim shpatën.

Ndërkohë, që BE nuk të le ta prekësh atë shpatë. Sepse me anëtarësimin në BE, dorëzon një pjesë të sovranitetit.

Njësoj sikurse ndodh kur martohesh. Kush është i martuar këtu, e di. Unë jam martuar më shumë se njëherë, e di më mirë se ju.

Janë dhe standardet e jetës. Kur hyn në Bashkimin Europian, hyn në një kategori që është kategoria e përfituesve. Ne në gati 10 vjet, kemi marrë 1 miliard e ca mbështetje. Në BE, 1 miliard euro do marrim çdo vit”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu