
Takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor mbi Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian që ishte planifikuar të mbahet në Maqedoni të Veriut është shtyrë për një datë të pacaktuar.
”Për shkak të incidentit tragjik të zjarrit në klubin e natës që u mori jetën 59 personave dje në Koçan, autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë kërkuar shtyrjen e Takimit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor , që do të mbahej në Shkup këtë javë”, thuhet në njoftim.
Takimi ishte paraparë të mbahet më 19 dhe 20 Mars në Shkup.