Kombëtarja shqiptare e futbollit nis nesër (e hënë, 17 mars) grumbullimin për dy ndeshjet e Grupit K kualifikues të Kupës së Botës 2026. Në “Shtëpinë e Futbollit” në Tiranë do ketë edhe një risi, me Sylvinhon që ka afruar në ekip mbrojtësin e AF Elbasanit, Klevis Kasa.

21-vjeçari ka qenë i grumbulluar më herët nga ekipi U-21, por pa debutuar me Shpresat. Kriza në krahun e majtë që solli dëmtimi i Mario Mitaj ka bërë që Sylvinho të grumbullojë Kasën duke e pasur të gatshëm, por ende pa e pasur në listë.

Duke parë formën e lojtarëve dhe alternativat në fashën e majtë, aty ku gjendet vetëm Naser Aliji, braziliani ka menduar t’i jap shansin të riut, i cili do stërvitet me ekipin kuqezi.

Ka qenë trajneri i AF Elbasanit, Ivan Gvozdenovic që ka konfirmuar këtë lajm, kjo pas barazimit 1-1 të të tijve kundër Dinamos në Superligë.

Klevis Kasa është produkt i akademisë së Elbasanit dhe këtë sezon ka zhvilluar 24 ndeshje mes Kupës dhe kampionati, ndërsa ka asistuar në një rast. Kujtojmë se në datën 21 mars Kombëtarja luan në Londër kundër Anglisë, ndërsa katër ditë më vonë në Tiranë mbërrin Andorra./Shqiptarja

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu