
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla ishte ftuar mbrëmjen e sotme në aktivitetin “Sofra Elbasanase” i cili organizohet nga Bashkia e qytetit në prag të Ditës së Verës.
“Është një festë që e ka kryeqytetin këtu në Elbasan. Prej vitit 2005 kur 14 marsi u shpall ditë feste në të gjithë vendin, arsyeja ishte Elbasani. Dhe prej atij momenti në fakt të gjitha qytetet kryesisht të qendrës së Shqipërisë filluan të kenë festa. Filloi Tirana. Tani edhe brenda qarkut janë të gjitha qytetet që organizojnë festa ditën e nesërme. Dua t’ju uroj të gjithëve jo vetëm këtu po popullit shumë të nderuar të Elbasanit dhe të gjithë qarkut: ta gëzoni këtë festë.” uroi Balla nga Sofra Elbasanase.
View this post on Instagram
Duke falenderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur me votë, Balla shprehu bindjen se me ekipin që ka sot Partia Socialiste po shkohet në drejtimin e duhur.
I sigurt se edhe me ekipin që ka sot Partia Socialiste po shkohet në drejtimin e duhur, Balla e mbylli urimin e tij me një dolli.
“Edhe pse është një mbrëmje mes miqsh, jam shumë krenar që me Arbrin, me Gledin, me ekipin tonë kombëtar të Shqipëria 2030 këtu në Elbasan gjërat do të shkojnë në drejtimin e duhur si gjithmonë. Kështu që gëzuar të gjithëve dhe një dolli për Elbasanin.”
Ky organizim ishte i pari ndër një sërë aktivitetesh për Ditën e Verës, një traditë e lashtë elbasanase, e cila nga një festë e izoluar e ardhjes së pranverës ka marrë një karakter masiv duke e shndërruar Elbasanin në kryeqendrën e shqiptarëve çdo 14 mars.