Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se më 14 mars 2025 do të hapet tuneli i shumëpritur i Murrizit, pjesë kyçe e Rrugës së Arbrit që lidh Tiranën me Dibrën.

Në rubrikën “Sy m’Sy”, ai shprehu kënaqësinë për përfundimin e kësaj vepre, duke theksuar se shumë banorë të Dibrës e kanë pritur gjatë këtë moment. Rama vuri në dukje vështirësitë gjeologjike të hasura gjatë ndërtimit të tunelit, por theksoi se më në fund, energjitë negative janë tejkaluar dhe tuneli do të hapet në Ditën e Verës.

Edi Rama: Ky është tuneli i shumëpritur i Murrizit i cili më në fund u dorëzua. U dorëzua mali dhe tuneli do të dorëzohet nesër për të gjithë popullin e Dibrës që mezi e ka pritur, shumë kanë ikur nga kjo botë pa e parë.

Mendoj se e plasi syrin e keq, syri i keq më në fund plasi. Në atë tunel na u mblodh gjithë energjia negative, gjeologjia e atij tuneli ishte tmerr, nesër hapet tuneli i Murrizit, hapet më 14 Mars që përkon me ditën e verës.

Nesër ditë verë nga Elbasani në Dibër, edhe në të gjithë Shqipërinë pa harruar Tiranën./vizion plus

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu