
Partizani triumfoi 2-1 ndaj Skënderbeut me përmbysje, në sfidën e javës së 29-të në Superiore.
Përballje spektakolare dhe shumë e luftuar në Korçë, ku të dyja ekipet e kishin detyrim fitoren.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e juglindorëve, pas golit të shënuar nga Ardit Nikaj me penallti. Gjergji Kote barazoi shifrat në minutën e 66-të, ndërsa Eleke realizoi golin e përmbysjes në minutën e 91-të.
Megjithatë, vlen të përmendet se heroi i kryeqytetasve ishte portieri Pano Qirko. Para se miqtë të shënonin golin e fitores, portieri ndali Skënderbeun në tre raste të pastra, dy herë ndaj Nasr dhe një herë tjetër ndaj Joao Felipe.
Me këtë fitore, Partizani mban vendin e katërt me 43 pikë, ndërsa Skënderbeu renditet i fundit me 27 pikë të grumbulluara /Cna