Shefi i NATO-s, Mark Rutte do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë gjatë kësaj jave.
Lidhur me këtë vizitë të delegacionit të lartë të Aleancës Veri-Atlantike në vendin tonë, është deklaruar policia.
Kjo e fundit ka njoftuar se gjatë kësaj vizite, do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të delegacionit në Kosovë me ç’rast do të bllokohet qarkullimi përkohësisht në disa rrugë.
“Me datën 10 dhe 11 mars 2025, në Republikën e Kosovës, do të qëndrojë për vizitë një delegacion i lartë i NATO-s i kryesuar nga sekretari gjeneral i saj, Mark Rutte”.
“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës së vizitës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta) dhe në afërsi të objekteve shtetërore, ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftimin e policisë
Sipas njoftimit të NATO-s, Mark Rutte, do të qëndrojë sot për vizitë në Bosnjë dhe Hercegovinë. Pas Sarajevës, ai dhe zëvendësja e tij, Radmila Shekerinska do të vijnë të martën në Kosovë.
Në Prishtinë , zyrtarët e lartë të Aleancës Veri-Atlantike do të takohen me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Ndërkaq, konferenca për shtyp do të mbahet në 14:50, njofton Klankosova.tv.
Së bashku me ambasadorët nga partnerët kontribuues të trupave të KFOR-it, ata do të takojnë komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani dhe drejtorin e NALT-it, gjeneral brigade Christian Nawrat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu