
Në një takim me të gjitha njësitë administrative të Tiranës, Kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme për Shqipërinë, duke i cilësuar ato si “më të rëndësishmet ndonjëherë”. Sipas tij, vetëm ata që janë në pushtet mund të çojnë Shqipërinë përpara dhe t’i hapin rrugën anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian (BE).
Rama shpjegoi se Shqipëria do të përfitojë një “frymëmarrje të re” pas anëtarësimit në BE, duke krahasuar këtë proces me një familje ku më të mëdhenjtë mbështesin më të vegjlit. Ai shtoi se disa shtete që janë anëtarësuar në BE pas rënies së komunizmit kanë përfituar shumë dhe tani janë duke kontribuar në Bashkimin Evropian.
“Zgjedhjet më të rëndësishme ndonjëherë për Shqipërinë. Nuk ka të tjerë që mund ta fusin Shqipërinë në BE. Nuk e bëjnë dot. Nuk i kanë kapacitetet për ta bërë.
Shqipëria do të marrë frymëmarrje të re se do të ketë mbështetje të strukturuar se është tamam si një familje ku më të mëdhenjtë ndihmojnë më të vegjlit. Disa nga vendet që kanë hyrë në BE të parat pas resë së komunizmit kanë qenë përfituese të mëdha dhe janë në pozitën tani që po kthehen në kontributorë. Ne do të hyjmë, do të jemi përfitues. Por përtej përfitimeve të natyrës ekonomike, përfitimi më i madh është që ne na ka dhënë Zoti, jeta dhe fati ynë që jemi këtu në PS, që kemi zë pak më të madh sesa zëri i një anëtari të jashtëzakonshëm të bëjmë hakmarrjen më të madhe shqiptare për të gjithë poshtërimet që na kanë bërë të tjerët ose që i kemi bërë vetes, kemi qene vend dhe kombi poshtëruar. Tani kemi ardhur shumë afër mundësisë për të marrë hak, për të marrë hak në kuptimin pozitiv për të hequr përgjithmonë nga qafa zgjeben e nënvlerësimit dhe të të parit nga lart poshtë, të të trajtuarit si njerëz të dorës së dytë dhe për t’u dhënë të gjithë atyre që janë gjallë mundësinë të ndihen të barabartë sa herë të mendojnë për Evropën. Kur ta shikojnë Brukselin si një vend si kryeqyteti i disave, por si kryeqyteti i tyre.”, u shpreh Rama. /vizionplus