I njohur edhe si investitor strategjik për një pronë të përfituar, ai është parë mëngjesin e sotëm (27 shkurt), teksa hynte në godinën e institucionit të drejtësisë.

Pas një qëndrimi të shkurtër ai doli dhe iu përgjigj një prej pyetjeve.

“Hera e dytë në SPAK, ishe si aktor apo si investitor strategjik?”, e pyetën gazetarët në dalje nga godina.

Ai iu përgjigj shkurtimisht në largim e sipër me nota humori:

“Jo, isha me prokurorin në kafe, pa dashje mori celularin tim dhe solli të tijn dhe mori timin. Nuk e njoh prokurorin”.

Nuk dihet ende shkaku i kësaj prezence, por mësohet se aktori ka qenë i pranishëm edhe dy ditë më parë në SPAK./shqiptarja

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu