FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË TUBIMIN QYTETAR
EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij në tubimin qytetar, ka uruar besimtarët me rastin e Kurban Bajramit. Ai uroi që sakrificat e tyre të jenë të pranuara nga Zoti. Më tej Berisha theksoi se vendi është varfëruar në çdo skaj pasi taksat e tyre vidhen nga Rilinjda. Lideri i opozitës, Sali Berisha ka premtuar se Partia Demokratike është e vendosur që në mandatin e saj të parë të dyfishojë rrogat dhe pensionet.
Kryedemokrati Sali Berisha denoncoi faktin se sipas KLSH-së është gjetur se në 9 muaj, janë vjedhur dhe shpërdoruar 93 miliardë lekë, pra 930 milionë euro nga qeveria shqiptare. Sipas Berishës, këto para janë të mjaftueshme për të rritur të gjitha rrogat brenda vitit me 130%.
Lideri i opozitës Sali Berisha është ndalur ndërtimi i tunelit të Llogarasë duke e denoncuar si tuneli më i shtrenjtë në planetin Tokë. Berisha theksoi se tenderi për ndërtimin e tunelit të Llogarasë ishte fituar me 30 milionë euro/km.
Ai akuzoi Edi Ramën se pranoi që e kanë blerë me valixhe për të hapur tenderin për ndëtimin e tunelit të Llogarasë. Në fjalën e tij në protestën te ‘Rruga e Shpresës’, Berisha radhiti tre arsye se përse ai kishte refuzuar ndërtimin e tunelit të Llogarasë.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur edhe te ndërtimi i aeroportit të Vlorës, i cili sipas tij është një tjetër provë e makutërisë së vjedhjes dhe korrupsionit nga ana e Edi Ramës. Berisha theksoi se Belinda dhe Edi Rama, firmosën të paguajnë që vitin e parë çdo vitë që është nën 600 mijë pasagjerë, në një kohë që Vlora ka maksimumi 30 mijë shtretër turistikë.
Kryedemokrati, Sali Berisha ka akuzuar drejtuesin e SPAK, Altin Dumanin dhe ish-xhelati i sigurimit të shtetit Arben Kraja se janë armiqtë më të egër të opozitës. Sipas Berishës, ‘Ulsi Manja, Belinda Balluku, Damian Gjiknuri, Vangjush Dako, Pjerin Ndreu dhe dhjetra kriminelë të tjerë elektoralë bëjnë plane për të vjedhur zgjedhjet e ardhshme nën mburojën e kriminelëve elektoralë, Altin Dumani dhe Arben Kraja’.
FJALA E PLOTE
Para sakrificës tuaj dhe duke uruar sot edhe njëherë çdo shqiptarë në këtë ditë të bekuar, uroj që sakrifica juaj dhe të gjithë shqiptarëve të pranohet nga i gjithëfuqishmi dhe të shtohet në të mira për ju, për vendin, për shoqërinë shqiptare.
Vëllezër dhe motra, ky Bajram i gjen shqiptarët më të varfër se Bajrami që ka kaluar. Ky Bajram i gjen shqiptarët më të pakësuar më të paktë në tokën e tyre se çdo Bajram tjetër që ka kaluar. Ky Bajram i gjen shqiptarët më të përçmuar më të vjedhur më të varfër se çdo Bajram që ka kaluar.
Miqtë e mi!
Kudo në Shqipëri ulërijnë sirenat e skamjes. Kudo në Shqipëri, gjithnjë e më shumë do trokasi në dyert e shqiptarëve varfëria. Partia Demokratike është e vendosur t’i japë përgjigje emergjente varfërisë që po mjeron gjithnjë e më shumë shqiptarët.
Partia Demokratike është e vendosur që në një akt të parë të mos ketë shqiptarë në Shqipëri, cilido qoftë ai, fëmijë apo i rritur, pensionistë apo i papunë që të mos marrë minimumin jetik 220 euro në muaj.
Është jetike është emergjencë një shpërndarje e re e të ardhurave në Shqipëri dhe për shqiptarët.
Partia Demokratike është e vendosur që në mandatin e saj të parë të dyfishojë rrogat dhe pensionet në mbarë vendin dhe të hedhë bazat e sigurta për dyfishimin tjetër në vazhdim.
Partia Demokratike beson se përgjysmimi i taksave është rruga për të nxitur iniciativën e lirë të shqiptarëve. Çdo njeri që dëgjon këto premtime, me të drejtë do të shtrojë pyetjen, ku do i merrni paratë? Ua them këtu me bindje absolute se paratë ekzistojnë por ato vidhen vidhen dhe vetëm vidhen.
KLSH ka gjetur se në 9 muaj, janë vjedhur dhe shpërdoruar 93 miliardë lekë, pra 930 milionë euro, të mjaftueshme për të rritur të gjitha rrogat brenda vitit me 130%.
Vjedhjet e kësaj bande, Edi Ramës, Erion Velisë, qeveritarëve të tij, tejkalojnë imagjinatën.
Unaza e Tiranës, 27 km gjithsej, 3 km të përfunduara në vitin 2013, pra 24 km, në 11 vite është ndërtuar rreth 1 km e gjysëm në vit, sepse Edi Rama, njëlloj si kundër dikur jepte leje pallatesh vetëm për një shkallë dhe shkallën tjetër duhet të paguaje ryshfetin si për të parën edhe tani i copëton i copëton i copëton vetëm e vetëm të vjelë maksimumin e ryshfetit.
Miqtë e mi!
Unaza e Tiranës, tek sheshi Shqiponja, shkoi 30 milionë euro km dhe është vetëm rindërtim aty, po a e dini ju sa ka kushtuar tuneli i Krrabës, tuneli i Krrabës ka kushtuar gjithsej 30 milionë euro km.
Vjedhje të tilla të tmerrshme varfëruan dhe mjeruan shqiptarët. Ka 3 muaj që çdo ditë dëgjoni lajme për tunelin e Llogarisë. A e dinë shqiptarët se tuneli i Llogarasë është tuneli më i shtrenjtë më i kushtueshëm i planetit Tokë gjerë sot.
A e dini ju që në tender u përjashtua kompania pa asnjë kriter e cila solli ofertë 12 milionë euro më lirë. A e dini ju se ju dha tenderi një kompanie gjoja turke por ju dha Gjokës me 12 milionë euro më shtrenjtë.
Po pse them unë, tuneli i Llogarasë është tuneli më i kushtueshëm i planetit.
Miqtë e mi.
Një ditë Edi Rama thoshte se ishte bërë legjendë premtimi i qeverive të tjera për ndërtimin e tunelit.
Mashtrues ordiner.
Sali Berisha ka kundërshtuar në mënyrë kategorike ndërtimin e tunelit por Edi Rama e pranoi se i shkuan me valixhe dhe e blenë me lecka hajdutin e Shqipërisë.
Po pse unë e refuzova ndërtimin e tunelit?
Së pari, tuneli së pari i lidh sytë Llogarasë, njëra nga qafat me pamjen më fantastike në Shqipëri.
Së dyti, tuneli shkurton gjithsej sipas një pasionati të tunelit, 23 minuta rrugën.
Së treti o miq, nëse tuneli i Elbasanit ka një qarkullim vjetor prej 1.6 milionë, sa është tuneli i Llogarasë?
Nga Palasa në Qeparo ka gjithsej 8000 shtretër turistikë, ja ta zëmë 9 mijë edhe me banesat, por a e dini se çfarë do të thotë kjo, 18 mijë euro për një shtrat turistik.
Shqipëria ka gjithsej në të gjithë territorin e saj, në të gjitha qytetet, 109 mijë shtretër turistikë, ta zëmë se i paska 9 mijë shtretër në territorin nga Palasa në Qeparo, atëherë a nuk i përket 18 mijë euro shtrati turistik? A ka krim më të shëmtuar se ky? A ka përçmim dhe përtallje më të madhe për shqiptarët se kjo? A ka vepër më korruptive kriminale se kjo miqtë e mi?
Miqtë e mi!
Kur them 8 mijë apo 9 mijë shtretër, kjo gjithsej për 5 muaj, se në 8 muaj, aty turiste është vetëm Belinda Balluku te vila e saj dhe OIta Xhaçka te sarajet e të shoqit.
A ndërtohet në këtë mënyrë o miq vetëm për të vjedhur. A ka krim më të shëmtuar. Po tuneli i Kalimashit, sa e ka fluksin, sipas statistikave zyrtare, 4.2 milionë në vit.
A mund të ndërtohet në këtë mënyrë vetëm për të mbushur valixhet me euro. Për të dënuar shqiptarët për të ndërtuar tunele të cilat kurrë nuk e justifikojnë dhe të cilat vetëm një hajdut i çmendur mund të marrë përsipër të shpërdorojë dhe të vjedhë paratë publike.
Tuneli i Kalimashit, kushton gjithsej 300 euro për pasagjer, tuneli i Llogarasë kushton së paku 10 mijë euro për pasagjer. Dhe e gjitha kjo kur tuneli i Kalimashit e shkurton distancën Kukës-Tiranë, 6 orë, tuneli i Llogarasë i vjedhjes së madhe, shkurton distancën me 23 minuta. A ka krim më të shëmtuar se ky o miq.
Le të marrim pak premtimin tjetër të kryehajdutit të Shqipërisë, aeroportin e Vlorës.
A e dëgjoni ju Belush-Belindën kur u thotë se do të jetë më i madhi në Ballkan, o hajdut të pafytyrë?
Po si mund të jetë në Vlorë aeroporti më i madh në Ballkan? A e dini ju se ku është vjedhja?
Se Belinda dhe Edi Rama kanë firmosur të paguajnë që vitin e parë çdo vitë që është nën 600 mijë pasagjerë. Pra vjedhja dhe korrupsioni i ka verbuar sytë këtyre makutërve pa moral dhe imagjinojnë se aeroporti i Vlorës që shtrihet në një territor me maksimumin 30 mijë shtretër turistikë, ky do ketë mbi 600 mijë. A ka krim më të shëmtuar se ky?
Unë kam qenë dhe jam për ndërtimin e aeroportit por kurrë për një aeroport 120 milionë euro, kurrë një aeroport me garanci për 600 mijë bileta vitin e parë dhe kurrë një aeroport që shkatërroi përfundimisht ekosistemin shekullor ujor të Vlorës.
Aeroporti mund të ndërtohej midis Fierit dhe Vlorës, i shërbente Vlorës, Fierit, Beratit, Gjirokastrës dhe me radhë. Pra ku do i gjejmë paratë? Po paratë do ua marrim hajdutëve mor. Paratë u merren pushtuesve. Paratë u merren pronat e tyre të krimit do konfiskohen. Vrimën e miut do kërkojnë të gjobisin shqiptarët duke ndërtuar tunelin më kushtueshëm në planet në vendin më të varfër në Europë.
Je njeriu më i papërgjegjshëm më hajdut më i papërmbajtur je turpi i dheut, ordiner! Të blenë me valixhe me euro ata të cilët se morën kurrë premtimin nga Sali Berisha.
Nuk ndërtohet tuneli si gurë varri mbi shqiptarët, me 18 mijë euro për shtrat turistik. Krime të tilla i gjen kudo, pse nuk lejoi pse nuk erdhi në interpelancë për AKSHI-n, sepse të gjitha tenderat e fituara nga familja, Amand Frangu, janë me 90% vjedhje dhe grabitje.
Miq!
T’i heqim hajdutët. E shkatërruan shtëpinë. Të ngrihemi të ecim të sigurtë me përmbysjen e kësaj diktature e cila është në aleancë me krimin mafien ndërkombëtare për të shfarosur në mënyrë paqësore Shqipërinë nga njerëzit e saj.
E premtja po vjen, vjedhësi duhet të nxirret për leckash nga bashkia. Të dashur miq. Ju protestoni çdo javë atje, hoteli i atij hajduti dhe hotele të tjera rriten në kate në mënyrë të pandërprerë.
Rojtar Zamani, ky kriminel, t’i pyesim pak ata të cilët bëjnë avokatinë e tij, si ka mundësi që hoteli 20 katësh apo sa është, të lartësohet çdo ditë, e kompanisë që ka vjedhur 100% fondet e qytetarëve të Tiranës.
Sa kate ke Zaman aty? Sa të kanë shpërblyer, o mercenar i krimit?
Tek Altin Zamani dhe ish-xhelati i sigurimit të shtetit Kraja, opozita shqiptare ka ndër armiqtë më të egër të saj. Janë këta mostra që amnistojnë krimin e tmerrshëm elektoral. I vetmi njeri i dënuar prej këtyre horrave është Beleri sepse e mundi Edi Ramën, sepse nuk pranoi të kandidonte për Edi Ramën.
Kurse Ulsi Manja, Belinda Balluku, Damian Gjiknuri, Vangjush Dako, Pjerin Ndreu dhe dhjetra kriminelë të tjerë elektoralë bëjnë plane për të vjedhur zgjedhjet e ardhshme nën mburojën e kriminelëve elektoralë, Altin Dumani dhe Arben Kraja.
A mund të ketë votime me Dumanin dhe Krajën? Me Ramën, Velinë dhe banditët elektoralë? Kurrën e kurrës dhe prandaj ja të vdesim ja të rrojmë për votën e lirë.
Zgjedhjet nuk i dorëzojmë kurrë. Ne dorëzojmë çdo gjë, por jo votën e lirë, jo zgjedhjet, e bëjmë atë në emër tonë, të fatit tonë të dashurisë tonë për familjet fëmijët për Shqipërinë.
Betejë, betejë dhe vetëm betejë. Rrofshi ju rroftë Shqipëria.
Fitore, fitore, fitore!