Komisariati i Policisë Nr. 6 ka finalizuar operacionin policor të koduar “The End”, i cili çoi në arrestimin e një 29-vjeçari, Endri Novi, banues në Tepelenë.

Ai dyshohet se ka vjedhur para dhe sende personale nga disa automjete duke u thyer xhamat.

Gjatë 48 orëve të fundit, ky shtetas ka kryer vjedhje në 12 automjete, të cilat i ka targetuar nëpër Tiranë. Operacioni u iniciua pas denoncimeve nga disa drejtues automjetesh për vjedhjen e sendeve të tyre personale, dhe bazuar në inteligjencën informative, shërbimet e Komisariatit organizuan operacionin për kapjen e tij.

Në një rast të veçantë, autori është kapur mbrëmjen e djeshme në një vendparkim në Astir, ku dyshohet se ka vjedhur sende personale nga 6 automjete. Ai përdorte mjete të forta për të thyer xhamat e automjeteve të caktuara./balkanweb

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu