
Dervishi i Teqesë së Baba Aliut në Alipostivan, baba Hekuran Nikollari, ka ndërruar jetë papritur.
Lajmi konfirmohet nga burime policore.
Trupi i pajetë i klerikut bektashi do të transportohet drejt spitalit rajonal të Gjirokastrës për t’ju nënshtruar ekspertizës.
Ndërkohë Policia e Shtetit pritet të ketë një njoftim për ngjarjen. Baba Hekuran Nikollari shërbente prej vitesh në teqenë emblemë të bektashizmit në jug të vendit./abcnews.al