Santorini dhe rajoni përreth janë në gjendje alarmi pas një serie termetesh që kanë goditur zonën në 48 orët e fundit, me mbi 200 lëkundje të regjistruara.
Tërmeti më i fuqishëm deri tani ka arritur në 4.6 të shkallës Rihter, me epiqendër pranë ishullit të pabanuar Anydros, pranë Santorinit.
Masat emergjente dhe reagimet
Një mbledhje urgjente do të zhvillohet sot në ora 19:00 në Megaro Maximos (kryeministria greke) nën drejtimin e Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, për të vlerësuar situatën.
Në mbledhjen do të marrin pjesë ministri i Mbrojtjes Civile, Vasilis Kikilias, kryetari i Organizatës për Planifikimin dhe Mbrojtjen Kundër Tërmeteve (OASP), Efthimios Lekkas, profesori i Gjeofizikës në Universitetin Aristoteli të Selanikut (AUTH), Kostas Papazachos dhe Kreu i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura (GEETHA), Dimitris Choupis.
Forcat e Emergjencës (EMAK dhe EMODE) janë dërguar në zonë me ekipe shpëtimi dhe pajisje dron.
Rekomandimet për qytetarët
Shmangia e grumbullimeve të medha brenda ndërtesave.
Largimi nga ndërtesat e braktisura dhe portet kryesore si Ammoudi, Armeni, Korfos dhe Palaio Limani i Firas.
Zbrazja e pishinave për të shmangur rrezikun e dëmtimeve strukturore në rast tërmeti.
Zgjedhja e rrugëve të sigurta, sidomos në zona me rrezik të lartë për rrëshqitje dheu.
Në rast të një tërmeti te fuqishëm, rekomandohet largimi i menjëhershëm nga zonat bregdetare.
Ekspertët theksojë se aktiviteti është i natyrës tektonike dhe jo vullkanike. Rreziku i një tërmeti deri në 6 shkallë të Rihterit nuk përjashtohet, por mundësia për dëme të mëdha është e kufizuar, sidomos në ndërtesat e reja të ndërtuara sipas standardeve antisizmike.
Masat shtesë
Mbyllja e shkollave në Santorini, Anafi, Ios dhe Amorgos deri me 3 shkurt.
Forcat e Armatosura janë në gadishmëri për të ndihmuar në rast emergjence.
Autoritetet detare kanë udhëzuar pronarët e mjeteve lundruese të jenë në gatishmeri për evakuim të mundshëm.
Ndërsa Santorini vazhdon të regjistrojë tërmete të tjera të vogla, autoritetet greke kanë hapur një numër të madh çadrash për qytetarët të cilët për arsye sigurie duan të kalojnë natën jashtë banesave të tyre./shqiptarja