Foto Ilustruese gjeneruar nga Copilot AI

Inteligjenca Artificiale jep shumë përgjigje. Lidhur me “ortodoksinë” e tyre ka shumë dilema, diskutime për vërtetësinë dhe të natyrës etike. Por kureshtja na shtyn të konsultojmë 4 Chatbot: ChatGPT, Copilot, Gemini dhe DeepSeek, të cilat u pyetën se kush i fiton zgjedhjet e 11 majit 2025 në Shqipëri?

yacht hotel sarande

Më i madhi prej tyre, ChatGPT u përgjigj se nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot do të fitonte Partia Socialiste. Përgjigja e chatbot të OpenAI bazohet mbi sondazhe të publikuara nga media në Shqipëri si ai Report TV sipas të cilit Partia Socialiste (PS) do të fitonte 80 mandate, ndërsa Partia Demokratike (PD) do të siguronte 46 mandate. Gjithashtu, 12 mandate do të shkonin për partitë e reja.

“Është e rëndësishme të theksohet se këto janë vetëm projeksione bazuar në sondazhe dhe se rezultati përfundimtar i zgjedhjeve mund të ndryshojë në varësi të dinamikave politike dhe fushatave elektorale deri më 11 maj 2025,” shkruan ChatGPT.

Copilot i Microsoft përgjigjet se sipas parashikimeve të fundit, zgjedhjet e 11 majit 2025 në Shqipëri pritet të dominohen nga dy partitë kryesore: Partia Socialiste (PS) e udhëhequr nga Edi Rama dhe Partia Demokratike (PD) e udhëhequr nga Sali Berisha.

“Megjithatë, gjithçka mund të ndryshojë deri në ditën e zgjedhjeve, pasi politika është gjithmonë plot surpriza,” shkruan Copilot.

Ndaj së njëjtës pyetje, Gemini i Google iu përgjigj se zgjedhjet e 11 majit 2025 në Shqipëri janë ende larg dhe rezultati është i paqartë. “Faktorë të ndryshëm mund të ndikojnë në rezultate, duke përfshirë fushatën elektorale, platformat e partive, çështjet aktuale politike dhe ekonomike, si dhe pjesëmarrja e votuesve,” shkruan Gemini.

Të njëjtën pyetje e hodhëm edhe tek chatbot-i low cost kinez, DeepSeek. Duke e etiketuar si spekulim dhe jo parashikim, DeepSeek shkruan se nëse PS ruan popullaritetin e saj mund të marrë një mandat të katërt. Ndërsa PD ose një koalicion mund të përfitojë nëse rritet pakënaqësia me PS.

Me pak fjalë, inteligjenca artificiale nuk na e shuan kuriozitetin duke shprehur fare pak mbi bazën e algoritmeve misterioze. Do të duhet të presim 11 majin për të mësuar se cila parti fiton, nëse do të kemi një përmbysje politike apo Edi Rama dhe ekipi socialist do të vazhdojnë të mbeten në pushtet, duke bërë historinë me një mandat të katërt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu