Dekreti ka shkaktuar debate të forta brenda dhe jashtë SHBA. Njoftohet vendimi i Marco Rubio. Ambasada: “Përjashtim për programet e ndihmës humanitare që shpëtojnë jetë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëjnë një hap pas në lidhje me ndihmën humanitare globale. Teksa presidenti Donald Trump firmosi dekretin për ndalimin e financimeve amerikane në mbarë botën për 90 ditë dhe rishikimin e tyre, ky vendim ka shkaktuar debate të forta brenda dhe jashtë SHBA-ve.

yacht hotel sarande

Edhe Ambasada Amerikane në Tiranë njoftoi dje (29 Janar) ndërprerjen e financimeve për institucionet dhe organizatat në Shqipëri, përfshirë edhe ato të drejtësisë, si SPAK.

Mirëpo duket se situata ka ndryshuar 24 orë më pas.

Ambasada e SHBA-ve lëshoi sot (30 Janar) një tjetër njoftim të shkurtër, referuar edhe vendimit të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Marco Rubio, që “lëshoi një përjashtim për programet e ndihmës humanitare që shpëtojnë jetë”. Sipas ambasadës, SHBA-të kontribuojnë afërsisht 40% të ndihmës humanitare globale, por shton se “amerikanët meritojnë transparencë dhe llogaridhënie”.

“Shtetet e Bashkuara kontribuojnë me afërsisht 40% të ndihmës humanitare globale.

Amerikanët meritojnë transparencë dhe llogaridhënie. Teksa ndalojmë dhe shqyrtojmë ndihmën e huaj të ShBA, Sekretari Rubio lëshoi një përjashtim për programet e ndihmës humanitare që shpëtojnë jetë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu