Gjatë ndeshjes Shqipëri – Itali, loja u ndal për disa minuta, për shkak që brenda fushës u fut një tifoz. Sigurimi arriti ta kapë në mes të fushës duke e rikthyer në pjesën e tifozëve. Tifozi që hyri në fushën e lojës është Sami Rexhepi nga Skenderaj. Ai jeton që një kohë ne Dusseldorf të Gjermanisë.
Në pamjet e mëposhtme mund të shihni momentin kur tifozi ndërpreu ndeshjen duke hyrë brenda fushës dhe arriti t’i përshëndes disa nga lojtarët e kombëtares. Tifozi që mori vëmendjen sonte ka treguar për Insajderin arsyen që e shtyu për ta bërë këtë veprim.
”Kam vënë bast me djalin tim. Kjo ka qenë arsyeja”, ka thënë tifozi Rexhepi