Festës së tifozëve kuqezi në Gjermani,ende pa nisur ndeshja po I bashkohet edhe kryeministri Rama. Një video nga bordi I avionëve të Air Albania tregon kreun e qeverisë bashkë me Linda Ramën duke u nisur drejt Dortmundit.
Tifozët e Shqipërisë janë shumë herë më të shumtë në numër sesa ata italianë gjë që është theksuar në mediat e fqinjit përtej Adriatikut. Epërsia numerike e mbështetësve kuqezi urojmë të jetë një ogur i mirë për fitore.