Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, që pati cilësuar Masakrën në Reçak si krim kundër njerëzimit, sot 26 vjet pas asaj dite ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak.

yacht hotel sarande

Walker, i cili vjen për homazhe në pothuajse në cdo përvjetor ka thënë se dikur ishte kryesisht një shërbim përkujtimor, por tani sipas tij ka njerëz nga e gjithë Kosova, dhe “supozoj se ka edhe nga e gjithë bota”.

“Çdo vit, mbetem i mahnitur nga numri i njerëzve që janë këtu nga i gjithë vendi. Dikur ishte kryesisht një shërbim përkujtimor, por tani ka njerëz nga e gjithë Kosova, dhe supozoj se ka edhe nga e gjithë bota.

Pra, ju falënderoj që po e pasqyroni këtë, ju uroj të gjithëve një ditë shumë të lumtur dhe i uroj gjithë popullit të Kosovës një Vit të Ri të lumtur”, ka thënë Walker.

© SYRI.net

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu