Zbardhet vrasja e Ramazan Matajt ndodhur më 4 janar 2025 në fshatin Dragoç të Shkodrës. Dy persona, babë e bir janë arrestuar si autorë të vrasjes së 33 vjeçarit, ndërsa dy të afërm të tyre janë shoqëruar si bashkëpunëtorë.
Njëri prej të arrestuarve dyshohet se është dhe ekzekutori.
Të arrestuarit Rrustem Hasaj, babai i 5 vajzave dhe djali i tij Arjon Hasaj, janë nga fshati Dragoç i Shkodrës, nga i njëjti fshat nga ishte dhe viktima Ramazan
Njëri prej të arrestuarve është kapur në kufi duke tentuar të largohej, ndërsa një është arrestuar në shtëpi.
Vrasja e 33-vjeçarit dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e 4 janarit 2025, ndërsa i riu Ramazan Mataj ishte në makinë kur e zu në pritë dhe ndaj tij u derdhën breshëri plumbash. Ai u gjet i pajetë mëngjesin e janarit, nga banorët e zonës brenda në makinë, të cilët më pas kanë njoftuar edhe policinë.
Hetimet e para sugjerojnë se ngjarja mund të ketë lidhje me konflikte personale, përfshirë mundësinë e ngacmimeve ndaj vajzave në rrjetet sociale. Nuk dihet nëse vrasja ka lidhje me ngacmimet që mund ti ketë bërë njërës prej vajzave të Rrustem Hasajt.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të siguruar prova të mjaftueshme për ndjekjen penale të të dyshuarve.