2.4 milionë janë shqiptarët që jetojnë brenda kufirit ndërsa në TikTok janë më shumë se gjysma e tyre me një llogari aksesi. Në një raport të Kepios thuhet se janë 1.53 milionë shqiptarë që kanë llogari në TikTok, ndërsa qeveria shqiptare po përgatitet që ta mbyll këtë platformë nga Janar 2025.
Sipas një raporti nga Kepios, në Shqipëri, TikTok ka mbi 1.53 milionë përdorues dhe 35% e përdoruesve janë mes moshës 12-25 vjeç, duke e bërë këtë grup moshe dominues në përdorimin e platformës.
Këto të dhëna përkojnë me interesin e madh që kanë të rinjtë shqiptarë për TikTok-un, i cili shndërrohet në një formë argëtimi dhe një mundësi për të shprehur kreativitetin dhe mendimet e tyre.
Po sipas këtij raporti në Shqipëri dominues në përdorimin e platformës TikTok janë meshkujt me 52.7 % të llogarive prej 1.53 milionë dhe 47.3 % femrat.
Mes këtyre përdoruesve nuk mungojnë politikanët duke nisur nga kryeministri e po ashtu edhe kreu opozitës.
Ndërsa prej më shumë se dy vitesh kjo platformë është pushtuar edhe nga mediat tradicionale të cilat thuajse të gjitha kanë një llogari në TikTok.
Përdorimi masiv TikTok aktualisht ka edhe tek ndikuesit (influencerat apo blogerat) si dhe tek kompanitë e shitjeve të produkteve./MCN