Një 21-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së kryeqytetit, si shkaktar i një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e djeshme.
Blutë njoftojnë se i riu një efektiv policie që ishte në patrullë. Mësohet se efektivi ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
“Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin R. B., 21 vjeç, pasi rreth orës 01:00, të datës 26.12.2024, në rrugën “Xhanfize Keko”, ka aksidentuar punonjësin e Policisë së Patrullës në shërbim, shtetasin S. Sh., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftim.