Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

yacht hotel sarande

ABC New mëson se Veliaj ndodhet në SPAK, që prej orës 09:00 të mëngjesit.

Kryebashkiaku po merret në pyetje, lidhur me disa veprime hetimore ndaj tij dhe familjarëve të tij, lidhur me verifikimin e pasurisë.

“Do të japë sqarime për disa veprime hetimore për të cilat Prokuroria e Posaçme po kryen veprime në drejtim të kryetarit të bashkisë dhe famijarëve të tij. Hetimet e prokurorisë janë ende në fazën e verifikimit. Veliaj është paraqitur për herë të dytë në SPAK”, raportoi ndër të tjera, gazetari i ABC News, Ermal Vija./abcnews.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu