Mesnatën e 24 dhjetorit, besimtarët ndoqën meshën e shenjtë, që simbolizon
Mesha në Katedralen e Shën Palit në kryeqytet u drejtua nga kreu i Kryedioqezës Mitropolitane Tiranë–Durrës, Arjan Dodaj.

“Në çdo stinë njeriu pa Zot fatkeqësisht është në dimër.”

yacht hotel sarande

Shpresa është lajtmotivi i këtij viti jubilar, është motra e vogël e tri virtyteve teologale. Shpeshherë flasim për fenë e bëjmë mirë. Flasim për dashuri e bëjmë akoma më mirë. Por si mund të kultivojmë fenë e dashurinë kur nuk kemi shpresë.

Nuk kemi më shpresë se do të ndryshojë diçka. Nuk kemi më shpresë se do të ndryshosh ti, do të ndryshoj unë. Nuk kemi më shpresë se kemi të ardhme, e atëherë ç’ia vlen të kemi shpresë edhe në Zot, ç’ia vlen të kemi dashuri midis nesh kur nuk kemi shpresë?

Kemi nevojë atëherë të edukojmë brezat e rinj te shpresa, sepse janë shumë të shpërqendruar nga gjërat e kota e nuk dinë të shohin më gjërat e bukura. Kush nuk ka shpresë nuk ka familje. Kush nuk ka shpresë nuk jeton në rrjet, nuk është online me dashurinë, fenë, me Zotin.

Ne shpeshherë e hapim edhe xhepin, por kemi harruar ku kemi zemrën. Sa bukur atëherë që këtë natë të dalim me shpresën, por edhe me zemrën.

Jezus, bëj që drita e kësaj nate të shndrisë si ditë dhe të shpaloset në të ardhmen për brezat e rinj të popullit shqiptar, për të moshuarit që kërkojnë një mbështetje më të madhe që të kenë frytin e sakrificës, mundit dhe vuajtjes që kanë kaluar për shumë dekada, veçanërisht për ato dekada që u kanë vjedhur rininë, si ato të diktaturës, që t’i shpalosë mbarë njerëzimit udhën për hapat e jetës dhe vëllazërisë,” tha Dodaj.

Mesha u mbajtën në disa qytete të vendit, ku morën pjesë mijëra besimtarë.

Festa sot vijon me drekën e Krishlindjes që bashkon të gjithë anëtarët e familjes.

/rtsh.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu