Duhet të mendohesh dy herë para se të marrësh një taksi, pasi mund të grabitesh nga drejtuesi i mjetit. Ndryshe nga më herët kur shoferët e taksive binin pre e grabitjeve nga klientët një rast i pazakontë është regjistruar në Tiranë.

Një taksist 26-vjeçar u zbulua nga policia se kishte vjedhur klientin që e kishte marrë për ta dërguar në destinacion.

Andrea Papa, mëngjesin e të shtunës devijoi itinerarin me justifikimin se po ndiqte rrugën më të shkurtër, por e dërgoi klientin në një rrugë të pabanuar në zonën e Farkës. Pasi ka ndaluar mjetin, sipas policisë taksisti Papa i ka marrë me dhunë paratë që klienti 20-vjeçar kishte me vete dhe dy celularët.

yacht hotel sarande

Taksisti më pas ka zbritur klientin që e vodhi dhe është larguar me mjetin e tij. Ka qenë vetë i dëmtuari që ka kallëzuar rastin pranë komisariatit nr.1, të cilët më pas vunë në pranga taksistin 26-vjeçar. Ai tashmë akuzohet për vjedhje me dhunë.

Ky nuk është rasti i parë, që drejtuesit e mjeteve taksi, të cilët punojnë privat, por edhe për kompani, përfshihen në veprimtari të paligjshme. Pak ditë më parë në operacionin e përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës për goditjen e grupit kriminal të trafikut të armëve, u zbulua se një prej të arrestuarve përdorte mjetin e tij taksi për këtë veprimtari të paligjshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu