Kryeministri Edi Rama ngushëllon gjermanët për sulmin vdekjeprurës në tregun e Krishtlindjes.
“Vërtet i tmerruar nga sulmi terrorist në Magdeburg, që mori jetë të pafajshme dhe plagosi shumë te tjerë gjatë festimeve në Marketin e Krishtlindjeve. Shqipëria e dënon ashpër këtë akt barbar dhe qëndron në solidaritet me Gjermaninë në këtë moment të dhimbshëm. Mbetemi të bashkuar kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm” shkruan kryeministri në platformën X.
Ndërsa më herët Ministria e Jashtme deklaroi se nuk ka shqiptarë mes viktimave apo të dëmtuarve.