Kryeministri i vendit, Edi Rama ka mbërritur në samitin e BE me Ballkanin Perëndimor.
Në Bruksel, Kryeministri Rama është pritur nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa.
Përmes një postim në “Facebook”, Kryeministri Rama ka shpërndarë dhe pamjet nga pritja në Bruksel.
Nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, vetëm Kosova nuk është zyrtarisht kandidate për anëtarësim në BE.
Bosnja, Mali i Zi dhe Serbia kanë nisur negociatat, ndërsa Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut i është dhënë statusi i kandidatit.
Samiti nuk i kushtohet zyrtarisht zgjerimit, por udhëheqësit ballkanikë do ta përdorin mbledhjen për të nxitur axhendën e tyre dhe për të përmirësuar marrëdhëniet me bllokun.