Sot bëhet një muaj nga ngjarja tragjike jashtë shkollës “Fan Noli”, ku u vra me thikë 14-vjeçari Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij.
E teksa sot bëhet një muaj nga vdekje tragjike, qytetarët janë ngritur sërish në protestë. Ata kërkojnë drejtësi për Martinin dhe më shumë siguri në shkolla.
Në protestë ishin edhe prindërit e viktimës Angel dhe Florina Cani.
“Martini ishte një fëmijë i buzëqeshurm e kam në çdo moment buzëqeshjen e tij.
Ai ishte i përpiktë, nuk jam fjalë, nuk jam vetëm nëna e Martinit sot, të mbrohen të gjithë Martinët e tjerë, zemra ime është e thyer. Dua dorëheqjen e ministres, mësuesja nuk më tha asnjë fjalë.
Ku ishte mësuesja, nuk mendoj se nuk do të kishte një parandalim për ata fëmijë, parandalimi vjen tek dera e shkollës, nuk bënë asgjë për Martinin dhe, dorëheqje nga dera e shkollës deri në ministri. Drejtësi për Martinin dhe Luisin”, tha mamaja e Martinit me lot në sy.