Flamuj kombëtar janë vendosur në anët e Bulevardit “Dëshmorët e Kombëtar” e kuqezi janë veshur edhe institucionet kryesore në vend.
Për të dytin vit, në kryeqytet do të mbahet parada e Shqiptarëve, një aktivitet që promovon veshjet e tipare tradicionale nga të gjitha trevat shqiptare.
Në prag të mbajtjes së kësaj parade, në Pallatin e Brigadave u mbajt ceremonia e mikpritjes së përfaqësuesve nga të gjitha trevat shqipfolëse, kryetarë komunash e përfaqësues nga shoqatat shqiptare në SHBA.
Mikpritësi në këtë aktivitet, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se shqiptarët janë ndarë me kufinjsh shtetesh, por kufijtë e bashkëpunimit mes tyre, janë të padukshëm.
Fjalë përshëndetëse mbajti edhe kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali.
Shqipëria feston këtë 28 nëntor 112 vjetorin e shpalljes së pavarësisë, ndërsa sikurse çdo vit, krerët e shtetit, ceremoninë kryesore, atë të ngritjes së Flamurit do ta mbajnë në Vlorë./Shqiptarja