Opozita shqiptare në Maqedoninë ne Veriut është shprehur e shqetësuar pas deklaratës së djeshme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk është dhe nuk ka qenë asnjëherë zyrtare.

Bashkimi Demokratik për Integrim i quan të pavërteta dhe të papranueshme pohimet e zotit Kurti. BDI-ja përmes një komunikate bën të ditur se ua ka shpërndarë përmbajtjen e plotë të Ligjit, Qeverisë së Kosovës, Parlamentit dhe organave të tjera të larta shtetëtrore në Prishtinë. Partia thekson se Ligji për Përdorimin e Gjuhëve në Maqedoninë e Veriut, i miratuar si pjesë e Marrëveshjes së Ohrit, e njeh qartë dhe garanton përdorimin e gjuhës shqipe si një gjuhë zyrtare dhe si një e drejtë themelore e shqiptarëve.

yacht hotel sarande

“Çdo pretendim i kundërt është një shtrembërim i fakteve dhe një mungesë e respektit ndaj arritjeve të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”, nënvizon partia shqiptare e opozitës në Shkup.

Eksperti i çështjeve kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, Mersim Maksuti në një bisedë me Zërin e Amerikës shpjegon problemin e përfolur gjatë, nëse është ose jo gjuha shqipe zyrytare në Maqedoninë e Veriut:

“Këtë çështje e përcakton më qartë vet kushtetuta e vendit, amandementi i pestë i saj, i cili tregon se gjuhë zyrtare në tërë territorin e Maqedonisë së Veriut është gjuha maqedonase dhe alfabeti cirilik i saj, po në të njejtën kohë kushtetuta, amandementi i pestë, njeh si gjuhë zyrtare dhe gjuhën e qytetarëve të cilët e flasin 20%. Vetë ky fakt do të thotë se gjuha shqipe që e flasin 20% është gjuhë zyrtate. Por, çështja është se kushtetuta njeh gjuhën zyrtare në mënyrë të kufizuar, në situata të caktuara. Kushtetuta nuk njeh përdorimin e gjuhës shqipe me trajtim dhe status të njejtë me gjuhën maqedonase; ajo kufizon të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe, të shtetit në komunikim me shtete tjera; ajo kufizon të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe në të gjithë territorin e republikës”, thekson eksperti.

Nisma për rishikimin e Ligjit për përdorimin e Gjuhëve nga Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut është ngritur mes tjerash nga VMRO-DPMNE-ja e kryeministrit Hristijan Mickoski dhe Gjykata pritet brenda një të ardhme të afërt të vendos nëse do të shfuqizojë nene të caktuara të ligjit. Gjykata mbështetet tek këshillat e Komisionit të Venecies që thotë se Ligji është vështirë i zbatueshëm në procedurat gjyësore, e po ashtu në monedha, në uniformat e policisë e të zjarrfikësve.

Ndërsa partitë shqiptare të koalicionit “Vlen” fajësojnë BDI-në për çështjen e Ligjit të gjuhëve dhe ndajnë qëndrimin me Gjykatën Kushtetuese, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Aleanca për Shqiptarët, krahu i Ziadin Selës, kundërshtojnë çdo përpjekje që cenon barazinë dhe të drejtat e shqiptarëve.

Ligji për përdorimin e Gjuhëve hyri në fuqi vitin 2019 dhe avancoi dukshëm përdorimin e gjuhës shqipe por nuk gjeti zbatim të gjerë në më shumë fusha./voa

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu