Një shpërthim i ngjashëm me lëndët plasëse ose piroteknike është dëgjuar në shkallët e jashtme të një godine të përshtatur si studio muzikore në pronësi të qytetarit me iniciale A.A.
Ngjarja ka ndodhur rreh orës 03:30 të mëngjesit të sotëm në rrugën “Arben Broci” në Kamëz. Si pasojë e shpërthimit, ka vetëm dëme materiale (janë dëmtuar pllakat e mermerit dhe xhamat).
Raportohet se nuk ka pasur njeri brenda në momentin e ngjarjes. Sipas burimeve, pronari i studios ndodhej tek familjarët në Itali dhe nuk është mundur të merret në pyetje.
Grupi hetimor po vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tvklan.