Ishin duke u luajtur minutat e fundit kur është ndërprerë ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës, sepse tifozët rumunë bënë thirrje raciste njëzëri:Serbia, Serbia. Ky ishte momenti kur kapiteni Amir Rrahmani udhëhoqi dardanët në dhomat e zhveshjes duke mos dalë as deri 40 minuta më vonë kur arbitri u detyrua ta deklarojë të mbyllur ndeshjen zyrtarisht pasi Kosova nuk pranoi të dalë në fushë. Pritet vendimi i UEFA-s për më tej.

yacht hotel sarande

Tifozët vendas janë futur në fushë, kanë hedhur edhe stolat e stadiumit dhe kanë thirrur: “Kosova është Serbi”.

Ndërsa lojtari i Rumanisë, Denis Alibec goditi kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmani. Gjyqtari u dha të dyve kartonë të verdhë, përkundër se ishte lojtari vendas që provokoi dhe goditi.

 

Dardanët po luanin kundër rumunëve në ndeshjen e xhiros së pestë të Grupit 2 në Ligën C të Ligës së Kombeve. Rezultati ishte 0-0.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu