Partia Demokratike u rikthye në Kuvend duke hequr dorë nga skenari i kaosit. Pas vendimit të Gjykatës Administrative që shfuqizoi dënimin e deputetëve të opozitës, kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi kërkoi dorëheqjen e kryeparlamentares Elisa Spiropali.

“Duhet të dorëhiqeni nga funksionet se për 30 ditë keni penguar opozitën pa ligj dhe rregullore me urdhër të krimit të mos marrë pjesë në seancat plenare në kundërshtim me vendimet e Kushtetueses, Kushtetutën dhe rregulloren e kuvendit, i keni vënë deputetëve të opozitës kangjella hekuri, në shkelje të ligjit keni futur forcat speciale për të ndaluar në Kuvend deputetë e opozitës”, tha Bardhi.

yacht hotel sarande

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka e qartësoi PS-në se në Kuvend nuk janë rikthyer për diskutime me ta, por për transparencë ndaj qytetarëve. Kryeparlamentares Elisa Spiropali iu drejtua me pseudonimin “Nafije”.

“Sekti më i ndyrë i njerëzimit që ka shkelur në trojet shqiptare është i Rilindjes. Flasin me gjuhë bolshevike, shfryjnë mllef e duf ndaj opozitës. Kjo zonja këtu në krye ka marrë rolin e Nafijes te filmi “Gjuetia e fundit”. Nafija siguronte shokun Sillo. Sot s’kemi ardhur për të gjetur gjuhën me ju se nuk ndodh të ulemi ne me hajdutët, me përfaqësuesit e krimit të organizuar. Kemi ardhur për shqiptarët, për atë buxhet që e keni vjedhur. Kemi ardhur t’ju çjerrim maskën, t’u themi se herë pas here kujtoheni se opozita duhet parë. E keni trajtuar si armike! Ju ëndërroni monizëm të plotë sepse sulltani juaj nuk duron dot zë ndryshe, do skllevër, ja kështu i do. Një tufë! Me të cilët i vjedh të gjitha dhe pastaj kur i dalin zbuluar, thotë thikë pas shpine. Jemi këtu për betejë! Mosbindja civile do vazhdojë, po shqiptarëve do u flasim për buxhetin.”

Spiropali nuk e la pa e replikuar me ironi.

“I ke pak të vjetëruara këto metaforat e krahasimet, i ke pak socialiste. Mua më kishe munguar në këtë foltore, keni bërë mirë që jeni rikthyer sepse qytetarët duan t’ju dëgjojnë. Kurseji pak ato metafora. Nuk shkon që një burrë të ngrihet në atë foltore dhe të përdorë ato metafora, që t’i kishe pak më moderne do të ishte më mirë.”

Ndërsa Deputeti i PD Dashnor Sula,i veshur me uniformë burgu, nga foltorja e Kuvendit, u shpreh se deputetët e opozitës janë dënuar pa ligj dhe pa rregullore.

Ai tha deputetët e opozitës janë çuar në SPAK se kanë dal në protestë, ndërsa ata të mazhorancës shkojnë për tendera dhe për koncensione.

“Na keni dënuar pa ligj dhe pa rregullore dhe gjykata e ka rrëzuar. Zonja Bushka merrni vetëm urdhra bashkë me të tjerët. Më gjeni një rast të opozitës së atëhershme, ca nuk keni bërë dhe më gjeni një rast që është dënuar më tepër se 10 ditë. Ku e gjetët ju ligjin për të dënuar me 60 ditë. Turp të keni. Memec, vini të firmosni këtu për kolegët tuja, bëhuni njerëz. E dënuat Salianjin pa ligj, e bëtë kurban që të mos kandidonte në zgjedhje, ca tha ai që vëllai i ministrit të brendshëm është trafikant droge. Na keni çuar në spak bashkë me kolegët, duhet që të keni turp. Ju shkoni për tendera e për koncensione. Ne shkojmë se dalim tek rrethrrotullimi’, tha ai.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu