Qeveria ka miratuar në mbledhjen e sotme një vendim për krijimin e Forcës Rezerviste duke nisur nga viti i ardhshëm.

Në vendimin e publikuar online thuhet se kriteret për ish ushtarakët që do të përbëjnë Forcën Rezerviste janë mosha si dhe të mos kenë qenë të dënuar me vendim të formës së prerë.

yacht hotel sarande

“Në shërbimin ushtarak rezervist në Forcat e Armatosura pranohet si ushtarak rezervist shtetasi që plotëson këto kërkesa të përgjithshme: a) Të jetë shtetas shqiptar; b) Të mos jetë dënuar me burgim me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi:

c) Të jetë i moshës: i. deri 50 vjeç për ushtar; ii. deri 55 vjeç për nënoficer; iii. deri 60 vjeç për oficer”, thuhet në nenin 6 të projektligjit.
Ndërkohë në nenin 8 pika 1, parashikohet që “Kohëzgjatja e shërbimit ushtarak rezervist është nga 14 deri në 45 ditë në vit. Për nevoja të stërvitjeve ushtarake, që zgjasin më shumë se 14 deri 45 ditë në vit, ministri i Mbrojtjes urdhëron bashkimin e ditëve të stërvitjes të dy viteve, por jo më shumë se 45 ditë”.

PROJEKTLIGJ PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E FORCËS REZERVISTE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1, 83, pika 1, dhe 166 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti

Ky ligj përcakton rregullat për organizimin dhe funksionimin e Forcës Rezerviste në Republikën e Shqipërisë, të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e shtetasve, të organeve shtetërore e subjekteve private për mobilizimin dhe shërbimin ushtarak në rezervë.

Neni 2

Përkufizime

Në zbatim të këtij ligji, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

“Forcë Rezerviste”, struktura e Forcave të Armatosura, e organizuar dhe e kompletuar me armatim, pajisje, teknikë, infrastrukturë dhe një minimum personeli aktiv për trajnim dhe mirëmbajtje, e cila aktivizohet dhe kompletohet me personel ushtarak të shërbimit rezervist sipas nevojës.

“Mobilizim”, organizimi i të gjithë apo i një pjese të shërbimit ushtarak në rezervë për të marrë pjesë ose për të siguruar plotësimin e njësive e reparteve të strukturave ushtarake me personel, sipas përcaktimeve në dokumentet strategjike, të miratuara me ligj.

“Shërbim ushtarak rezervist”, pjesa e shërbimit ushtarak që kryhet nga shtetasi shqiptar që ka kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak aktiv ose alternativ dhe ai që ka kapërcyer kufijtë e moshës së caktuar për kryerjen e këtij shërbimi, si dhe ushtaraku i nxjerrë në rezervë, sipas kritereve të ligjit për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

“Ushtarak në shërbimin në rezervë”, ushtaraku që ka dalë në rezervë nga shërbimi aktiv, si dhe shtetasi që nuk ka shërbyer në Forcat e Armatosura, por plotëson kushtet dhe kriteret sipas përcaktimeve ligjore dhe pranohet në shërbimin ushtarak në rezervë.

Neni 3

Qëllimi

Shërbimi ushtarak rezervist shërben për të siguruar individë të trajnuar, me qëllim kompletimin e strukturës së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, ruajtjen e nivelit të gatishmërisë dhe operacionalitetit të kërkuar, rritjen e kapaciteteve të mbrojtjes, të nevojshme në rastet e përkeqësimit të gjendjes së sigurisë, si dhe për plotësimin e detyrimeve kombëtare, në kuadër të NATO-s, operacioneve në përgjigje të krizave, operacioneve të mbështetjes së paqes e të sigurisë rajonale e globale, si dhe operacioneve të emergjencave civile.

Neni 4

Shërbimi ushtarak rezervist si veprimtari e veçantë

Shërbimi ushtarak rezervist, si pjesë përbërëse e shërbimit ushtarak, është veprimtari e veçantë, shoqërisht e domosdoshme për shtetin, që kryhet në bazë të dëshirës, vullnetit dhe detyrimit për t’i shërbyer vendit.

Neni 5

Personeli në shërbimin ushtarak rezervist

Shërbimi ushtarak rezervist organizohet dhe funksionon si pjesë përbërëse e strukturës së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Numri i personelit që aktivizohet në shërbimin ushtarak rezervist përcaktohet në Strategjinë Ushtarake dhe Planin Afatgjatë të Zhvillimit të Forcave të Armatosura.

https://www.kryeministria.al/newsroom/projektligje-te-miratuara-ne-mbledhjen-e-keshillit-te-ministrave-date-30-tetor-2024/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu