SPAK ka kërkuar dënimin me 1 vit e 6 muaj burg të ish-nënkryetari të Kukësit, Granit Gjana.

Nga gjykimi i shkurtuar, ish-nënkryetari i Kukësit përfiton ulje të dënimit me 1 vit, teksa në përfundim SPAK kërkoi konvertimin e dënimit me 2 vjet shërbim prove.Granit Gjana akuzohet për shkelje të barazisë në tendera në dy raste.

yacht hotel sarande

Tenderat kanë të bëjë me një kallzim më 22 Maj nga Florian Cungu.

Ky i fundit është administrator i shoqërisë që humbi tenderat me vlerë 21 milionë lekë, pasi Bashkia Kukës nuk i dha dokumentet.

SPAK thotë se Gjana e ka penguar garuesin “Ufo Cengu” sh.p.k, në mënyrë të padrejtë, duke mos lëshuar dokumentin bashkiak, mungesa e të cilit solli skualfikimin nga dy procedurat e tenderit të karburanti.

Tashmë dosja në ngarkim të tij do të shkoj në gjykatë në senacë paraprake.

Në këtë faze do të jetë trupa e cila do të vendos nëse do ta kaloj për gjykim do ta pushoje apo do të ia rikthejne prokurorisë për hetime më të plotë./vizionplus

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu