Në Qytetin e Garfield, SHBA jeton një komunitet i madh bashkëatdhetarësh.
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh dhe Drejtues i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla u takua me Kryetarin e Bashkisë Richard Rigoglioso dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar, të cilët mbajnë detyra publike në arsim, shëndet publik, polici, administratë etj.
Një prej shqiptarëve të suksesshëm është Bledar Berberi nga Pogradeci bashkë me bashkëshorten e tij jetojnë prej afro 30 vitesh në SHBA, ku tashmë administrojnë një klinikë mjekësore në Garfield.
Turi i Ballës nëpër komunitetet shqiptare në SHBA nga New Jersey do të vazhdojë në Gotham Hall, 1356, Broadway, New York më 26 tetor.