Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka dalë në një deklaratë për mediat, një ditë pasi u mësua se ndaj saj është vendosur masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Ajo tha se procesi ndaj saj është politik dhe erdhi pas denoncimit për inceneratorët, teksa ka mohuar akuzat në lidhje me operacionet estetike.
“Dosja 167 faqe. Nuk mund të them që isha shumë e qetë. Sot jam këtu për të folur si Monika Kryemadhi dhe jo si ish bashkëshortja e Ilir Metës. Thirrjet e mija në SPAK kanë pasur lidhje me kallëzimin penal të Erion Veliajt dhe jashtëqitjeve të tij në SPAK. Kam qenë korrekte si politikane dhe qytetare për tu paraqitur në SPAK.”
Ajo akuzoi qeverinë dhe Edi Ramën se ka marrë kontrollin e drejtësisë dhe denoncoi se gjatë “rrëmbimit të Ilir Metës nga Policia”, ai është goditur në kokë me grusht nga një prej policëve. Ajo e ka cilësuar efektivin si një “motherfucker”.
Reagimi i Monika Kryemadhit për arrestimin e Metës:
“Patjetër, kjo është edhe drejtësia e kastruar e Edi Ramës. Beteja nuk është te forca, por te argumenti. A ka qeveria argument për incenaratorin e Tiranës, po ndërtimi pa leje i hektarëve dhe kamionëve me dhera me miliona euro? Po pallatet ku pastrohen parat e drogës nga Spanja, Dubai etj.? Çfarë bën SPAK-u? Bashkon SPAK-u dosjen e CEZ-DIA në 5 vjet!
S’kanë argument dhe hajt t’i mbyllin gojën Ilir Metës, e ta fusin brenda, me një rrëmbim kriminal, siç bënë bandat e Shijakut dhe Durrësit. Njerëz dy metra të gjatë, me kapuç dhe kallash, e kë do kapnin? Ilir Meta nuk është kriminel. Kur e kanë kërkuar Ilir Metën e s’u ka vajtur. Kur i kanë thënë Ilirit të shkojë dhe nuk ka shkuar. Kur u ka thënë Ilir Meta jo atyre? Kush është Ilir Meta që e tërheqin ashtu? Na del edhe një motherfucker atje, që e godet në kokë! Kush është policia e Neritan Nallbatit që na bëka aksion?!
Policia e grupit të Shijakut, e vezëve dhe miellit, që kontrollon portin e Durrësit dhe Policinë e Shtetit? Tentova unë të hap gojën për inceneratorin e Tiranës dhe s’u bë asgjë, vazhdojnë paratë e paguhen, mediat paguhen dhe s’bëhet asgjë”.
Me tone të ashpra ka folur Monika Kryemadhi në drejtim të SPAK.
“Mjeku kirurg që ka operuar fëmijën tim e kanë marrë si kriminal në Rinas, i kanë heq lidhëset rripin dh e kanë trajtuar si një kriminel. Kur ndërkohë SPAK kishte kartelën mjekësore të fëmijës, timin, analizat e mia, për ca e kërkon mjekun. Mjeku kishte numrin në kartelë, pse nuk i kanë dërguar email, duam një mesazh. Për ca e marrin mjekun si kriminel për ta intimiduar. Personin që mamaja i ka blerë shtëpinë, e ka kërkuar dhe të thotë që mi ka dhënë lekët kesh në dorë. Personi që i kam blerë unë shtëpinë, e kanë kërcënuar 3-4 herë, e kanë fut dhe brenda me akuza të tjera për ta frikësuar. U kanë kërkuar të bëjnë deklaratat e rrema, këta mund të thonë që punojmë me metodat amerikane që provokojnë edhe ne do provojmë e do provokojmë, i kam toleruar në aspektin njerëzit për shkak të karrierës sime politike, i kam toleruar edhe për sjelljen e tyre se në fund të fundit janë ushtarët e Ramës, beteja ime nuk është Meta, para ca vitesh ishte Karaja, tani Dumani, të gjithë janë kalimtarë, ata janë ushtarët e bindur të një perandorie të kapur nga krimi, e bëjnë me zell të madh këtë gjë, beteja ime është betejë politike me Ramën dhe ata që i shërbejnë Ramës.”
Kryemadhi tha se ka paguar vetë cdo faturë.
“Kam paguar çdo transaksion në shkolla, kam paguar ujë e drita. Ilir Meta është marrë me politikë. S’kemi shitur shpirtin në grupet kriminale
A e ka deklaruar Rama operacionin e fëmijës së vet, kush ua ka paguar, si e ka bërë, a e ka hetuar SPAK këtë gjë. A do bëjë deklaratë Dumani për hetimin e shërimit të djalit të Edi Ramës. Nxjer SPAK faturën 1800 euro të heqjes së limfomes së fëmijës tim, e heqjes së qafës së mitrës që kisha unë me kancer dhe thotë si operacion palstik. S’kam vërë asnjë operacion plastik se po ta kisha bërë sdo kisha turp ta thoja. Kam bërë një mbajtje të vetes sime si grua, vajzë.”
Në daljen e saj për shtyp, deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi tha se prej 7 muajsh nuk ka më komunikim me Ilir Metën dhe se me të me këtë çështje do të punojnë të ndarë për arsye të mbrojtjes.
“Është prej 7 muajsh zero me përjashtim që më ka ardhur padia e divorcit në shtëpi nuk kam më komunikim me të me këtë çështje do të punojmë të ndarë për arsye të mbrojtjes. dua të them që në parantezë duka të them që masa e arrestit është masë që tenton për të zhvilluar më tej konfliktin familjar tonin, për gjëra të cilat dyshojnë tek unë duan t’ja vendosin Ilir Metës që nuk ka lidhje fare. Edhe sikur të dua unë ta takoj unë, nuk do të pranonte ai, ku ka arrestim më të madh se sa ai shpirtëror, ku ka?! Nuk ia uroj asnjërit nga ju konfliktit familjar që kam unë. Jemi dy njerëz që jemi dashur shumë, kemi ecur përdore 33 vite. Dëshirën për të luftuar korrupsionin, e pagova me faturën shumë të madhe të shkatërrimit të familjes sime”