14 tetori është një ngjarje që nuk harrohet lehtë për shqiptarët pasi si sot para 10- viteve në Beograd u zhvillua ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë, që u shoqërua me incdente të rënda dhe skandaloze të kryera nga pala serbe, pas futjes në fushë të tifozëve serbë, të cilët u përleshën me lojtarët e kombëtares sonë.
Kjo për shkak të dronit të ngritur mbi stadium me flamurin shqiptar që kishte portretet e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale tifo-grupi më i madh i Kombëtares shqiptare “Tifozët Kuqezi” kanë kujtuar këtë datë dhe nuk lan pa thumbuar dhe kreun e FSHF-së, Armando Dukën, i cili po ndihmon Serbinë për të organizuar kampionatin europian U-21.
“10 vjet, prej kur barbarët u tërbuan nga një Flamur që u’a humbi shikimin përgjithmonë.
10- vjet më pas u hodh ideja me organize kampionatin europian 2027 (U-21)
Ngjarjet si këto ngelen në histori, por disa e kanë vulën e heroit dhe disa prej tradhëtari”, shkruajnë në postimin e tyre “Tifozët Kuqezi”. (TemA)