Kombëtarja shqiptare e futbollit humbi 2-0 kundër Çekisë në “Epet Arena” të Pragës në ndeshjen e tretë të Grupit B1 në Ligën e Kombeve. Golat për çekët u shënuan nga Chory në minutat 3 dhe 63, ndërsa kuqezinjtë e Sylvinhos zhvilluan një ndeshje për t’u harruar.

Humbja e dytë radhazi në grup (pas Gjeorgjisë) dhe situata bëhet e komplikuar për tanët, kjo edhe pasi Ukraina fitoi 1-0 kundër Gjeorgjisë dhe na barazon me tri pikë. Ndërkohë që pas tre ditësh Shqipëria luan në Tbilisi kundër Gjeorgjisë dhe ka shansin për autokritikë, duke harruar këtë 90 minutash që veç disa goditjeve nga jashtë zone, u karakterizua nga gabimet në qendër të mbrojtjes, aty ku erdhën edhe dy golat e pësuar.

yacht hotel sarande

U-19/ Shqipëria triumfon me 3 gola në miqësoren e parë ndaj Malit të Zi
LEXO EDHE:
U-19/ Shqipëria triumfon me 3 gola në miqësoren e parë ndaj Malit të Zi
Pas ndeshjeve të sotme, Gjeorgjia dhe Çekia kanë nga gjashtë pikë, ndërsa Shqipëria dhe Ukraina me tri pikë janë në vendet tre dhe katër.

Komentet kryesore:

90+5′ Mbyllet 2-0 ndeshja në Pragë.

90′ Pesë minuta shtesë.

79′ Seferi merr vendin e Laçit.

75′ Asllani mahnit nga jashtë zone, portieri Kovar e ndal me majrat e gishtave.

64′ Jasir Asani dhe Mirlind Daku i bëjnë vend Arbër Hoxhës dhe Indrit Tucit. Sulmuesi Tuci debuton si kuqezi.

63′ Chory shënon golin e dytë te Çekia dhe të dytin personal. Një krosim nga e majta e gjeti sulmuesin vendas mes dy qendrave tona dhe me kokë mposhti Strakoshën.

52′ Jasir Asani s’i beson syve, i vetëm përballë portierit vendas gjuan jashtë. Çfarë zhgënjimi që sfera përfundoi mbi kuadrat, ndërkohë që Daku priste një pasim nga krahu tjetër.

46′ Nis pjesa e dytë pa zëvendësime.

45+1′ Mbyllet pjesa e parë, Çeki 1-0 Shqipëri.

45′ Një minutë shtesë.

45′ Edhe trajneri ynë Sylvinho merr karton të verdhë për protesta.

44′ Mirlind Daku merr karton të verdhë, shihet nervoz në fushë.

43′ Kombëtarja e brishtë në zonë, rrezikojmë të ndëshkohemi për herë të dytë me të njëjtën mënyrë.

42′ Daku provon me forcë të futet në zonë, ndalet nga mbrojtja vendase.

23′ Nedim Bajrami provon supergolin nga jashtë zone, sfera shkon pranë shtyllës pingule dhe del jashtë. Mundësia e parë për tanët.

18′ Vendasit provojnë nga jashtë zone, ndal Strakosha.

3′ Më pak se tre minuta dhe Chory kalon në epërsi Çekinë. Një krosim nga e djathta pa neglizhencën e prapavijës sonë, teksa sulmuesi nuk gaboi.

1′ Nis ndeshja me topin e parë shkelmuar nga vendasit.

Formacionet zyrtare:

Çekia (3-4-3): Kovar; Vitik, Holes, Boril; Coufal, Soucek, Cerv, Provod; Cerny, Chory, Sulc Trajner: Ivan Hasek

Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Hysaj, Kumbulla, Ismajli, Mitaj; Asllani, Ramadani, Laçi; Bajrami, Asani, Daku Trajner: Sylvinho/ shqiptarja

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu