Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes mes Shqipërisë dhe Kosovës bëri bashkë sonte në Tiranë dy ministrat Pirro Vengu dhe homologun nga Kosova, Ejup Maqedonci, të cilët biseduan edhe për arsimin ushtarak.

“Kosova mbetet prioritet strategjik kombëtar i Shqipërisë dhe është në qendër të politikës sonë të jashtme dhe të sigurisë. Ndaj, ne jemi të angazhuar për përfshirjen e Kosovës në strukturat ndërkombëtare të sigurisë- deklaroi ministri Vengu.

yacht hotel sarande

Shqipëria mbështet gjithashtu aspiratat e Kosovës për integrim në familjen Euro-Atlantike, ndërsa bashkëpunimi ynë do të vijojë edhe më intensiv në fushën e mbrojtjes, ndërsa do të rrisim numrin e mundësive për studentët dhe oficerët e Forcave të Sigurisë së Kosovës në institucionet tona të edukimit ushtarak, si dhe do të mbështesim zhvillimin e kapaciteteve të përbashkëta, përfshirë edhe në fushën e emergjencave civile.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu