Një fëmijë dy vjec humbi jetën një një varkë që kaloi në mënyrë të paligjshme përmes Kanalit të La Manshit gjatë orëve të natës.
Ministri i Brendshëm francez, Bruno Retailleau, tha se fëmija ishte shkelur për vdekje në varkë.
“Disa emigrantë kanë humbur sërish jetën duke u përpjekur të arrijnë në Britaninë e Madhe duke kaluar Kanalin”, tha prefektura Pas-de-Calais në një deklaratë të shtunën.
Fëmija, i cili raportohet se ishte vetëm dy vjeç, u gjet në varkën e mbipopulluar pasi pasagjerët dërguan një alarm SOS për shërbimet e shpëtimit.
Operacioni i shpëtimit u krye nga qendra e monitorimit dhe shpëtimit detar Cross Griz-Nez, e cila tha se incidenti nuk kishte të bënte më një anije që kishte rrezik të përmbysej, por se 14 persona në bord, duke irakianë, somalezë, etiopianë, iranianë dhe afganë, kishin kërkuar ndihmë, pasi ndjeheshin të rrezikuar për jetën.
Një person i plagosur u dërgua me helikopter në spitalin në Boulogne-sur-Mer dhe 12 të tjerë u shpëtuan.
Pothuajse tre javë më parë, tetë njerëz humbën jetën kur varka e tyre e vogël u mbyt në brigjet franceze teksa përpiqeshin të kalonin Kanalin. Në fillim të shtatorit, 12 persona humbën jetën duke u përpjekur të kalonin La Manshin.