Në gjendje të dehur, një 49-vjeçar me iniciale F.Ç. ka ngacmuar seksualisht 3 qytetare në Tiranës.
Uniformat blu njoftojnë se Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 ndaluan me iniciativë 49-vjeçarin, banues në Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të metejshme hetimore.
Njoftimi i plotë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin R. S., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Androkli Kostallari”, dyshohet se i ka vjedhur një shumë parash një shtetasi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin I. Xh., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kanosur një shtetas. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 45-vjeçari ka shkelur masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasen R. H., 43 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se i ka vjedhur çantën një shtetaseje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 ndaluan me iniciativë shtetasin F. Ç., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke qenë në gjendje të dehur dyshohet se ka ngacmuar seksualisht tre shtetase.